Prof. dr. Nikolla Jankullovski është zgjedhur kryetar i ri i Odës së Mjekëve
Oda e Mjekëve informon opinionin se në seancën e sotme të Kuvendit të Odës, prof. dr. Nikolla Jankullovski është zgjedhur kryetar i ri dhe dr. Idriz Orana zëvendëskryetar i kësaj organizate profesionale e të gjithë doktorëve të mjekësisë në vend.
Në seancë u zgjodhën edhe tre nënkryetarë: dr. Biljana Petkovska Ognjanova – nënkryetare për shëndetësi primare, dr. Lençe Nelloska – nënkryetare për shëndetësi sekondare dhe dr. Risto Todorov – nënkryetar për shëndetësi terciare.
Me zgjedhjen e prof. dr. Jankullovskit për kryetar, Oda e Mjekëve fiton një drejtues me përvojë shumëvjeçare akademike, aftësi drejtuese dhe klinike, i cili karrierën e tij ia ka kushtuar zhvillimit të shëndetësisë në Maqedoni, arsimit të lartë dhe avancimit të dinjitetit të profesionit të mjekut.

„Është nder i madh dhe përgjegjësi edhe më e madhe të jesh në krye të Odës së Mjekëve. Fokusi im do të jetë i drejtuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe statusit e të gjithë mjekëve në vendin tonë, avancimi i transparencës në punën e Odës dhe digjitalizimi i proceseve, përfshirja aktive e Odës në miratimin e ndryshimeve ligjore në fushën e shëndetësisë, si dhe përmes zgjidhjeve të reja funksionale të kontribojmë në krijimin e kushteve më të mira për punën e doktorëve dhe mjekimin e pacientëve“, deklaroi prof. dr. Jankullovski.
Prof. dr. Nikolla Jankullovski është subspecialist i shquar i kirurgjisë abdominale, profesor i rregullt shumëvjeçar në Katedrën e Kirurgjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, ndërsa ka ushtruar edhe funksionet e drejtorit të Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive, në dy mandate dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe në dy mandate rektor i Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup.






