Përfaqësues të Odës së mjekëve morën pjesë në Simpoziumin ZEVA 2026
Përfaqësues të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut morën pjesë aktive në Simpoziumin ZEVA 2026 (ZEVA Symposium 2026), i cili u mbajt nga 3 deri më 5 shtator 2026, në Vjenë, Austri, duke paraqitur gjendjet aktuale, sfidat dhe kornizat rregullatore në sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këtë vit, fokusi i diskutimit u vendos në tri tema: edukimi i vazhdueshëm mjekësor, telemedicina, si dhe bartja e detyrave dhe profesionet e reja mjekësore. Përfaqësuesit e Odës kishin prezantimet e tyre për secilën temë, në të cilat paraqitën në detaj gjendjen në vendin tonë.
Ngjarja tradicionalisht bashkon përfaqësues të odave mjekësore nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovenia.
Simpoziumi ZEVA (Simpoziumi i odave të mjekëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore) është një ngjarje kryesore vjetore që mundëson një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave midis odave të mjekëve. Pjesëmarrja në këtë simpozium është me rëndësi të jashtëzakonshme për Odën e mjekëve, sepse mundëson përfshirjen e drejtpërdrejtë në diskutimet rajonale për politikat shëndetësore, ndarjen e praktikave kombëtare dhe harmonizimin e qëndrimeve për sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohet profesioni mjekësor në rajon dhe më gjerë. Ky bashkëpunim ndërkombëtar është kyç për avancimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor në vend përmes zbatimit të praktikave pozitive evropiane.
Vitin e ardhshëm, mikpritës i ngjarjes do të jetë Mali i Zi.






