Oda e Mjekëve shënoi 90-vjetorin e lindjes së fituesit të Çmimit Nobel me origjinë maqedonase, Prof. Dr. Ferid Murad
Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoj event që shënoi sot një jubile të rëndësishëm 90 vjetorin e lindjes e një prej mendjeve më të mëdha shkencore në mjekësinë bashkëkohore, laureatit të Çmimit Nobel, Prof. Dr. Ferid Murad, rrënjët e të cilit vijnë nga vendi ynë.
Në event mori pjesë dr Bekim Sali dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe bashkëpunëtorë, të cilët së bashku i dhanë nderimet e merituara njeriut zbulimet e të cilit revolucionarizuan kardiologjinë dhe farmakologjinë botërore.
Në fjalën e saj hyrëse, kryetarja e Odës së Mjekëve, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, theksoi se vepra e Prof. Dr. Murad përfaqëson një frymëzim të përhershëm për të gjithë fushën mjekësore dhe se Oda është jashtëzakonisht krenare për kontributin e tij global, si dhe për lidhjen e tij të pashkëputur me vendin tonë.
“Prof. Dr. Ferid Murad nuk ishte vetëm një mjek dhe hulumtues i jashtëzakonshëm, por para së gjithash, ai ishte një vizionar. Zbulimi i tij tregoi se edhe molekulat më të thjeshta mund të kenë një rol kyç në trupin tonë. Por, ajo që na bën veçanërisht krenarë është origjina e tij nga rajoni i Gostivarit dhe fakti se ai kurrë nuk i harroi rrënjët e tij, duke mbetur një mik i sinqertë i komunitetit mjekësor dhe shkencor maqedonas”, theksoi Prof. Dr. Grivçeva Stardelova.
Prof. Dr. Ferid Murad, ka lindur në datë 14.10.1936 në Indijana, SHBA, ndërsa ndëroj jetë në vitin 2003. Babai i tij ishte nga fshati Llakavicë, Gostivar i cili kishte migruar në SHBA ku edhe formoj familje, së bashku me kolegët Robert Furchgott dhe Louis Ignarro, fitoi Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1998 për zbulimin e rolit të monoksidit të azotit (NO) si një molekulë sinjalizuese në sistemin kardiovaskular. Hulumtimi i tij vërtetoi se ky gaz i thjeshtë, i cili më parë konsiderohej vetëm si ndotës i ajrit, në fakt krijohet në vetë trupin dhe ka një rol kyç në zgjerimin e enëve të gjakut.
Rëndësia e këtij zbulimi për mjekësinë bashkëkohore është e paçmueshme. Ai hapi një kapitull krejtësisht të ri në farmakologji dhe ndryshoi paradigmën se si qelizat komunikojnë me njëra-tjetrën. Kuptimi i mekanizmit të monoksidit të azotit mundësoi zhvillimin e barnave dhe terapive të reja revolucionare për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, rregullimin e presionit të gjakut, pamjaftueshmërisë kardiake, si dhe trajtime shpëtimi për pacientët në gjendje kritike dhe foshnjat e lindura para kohe me hipertension pulmonar.
Në kuadër të solemnitetit, u transmetua edhe një film i shkurtër dokumentar që paraqiti më afër rrugën jetësore dhe profesionale të Prof. Dr. Murad, modestinë e tij si njeri dhe madhështinë e tij të jashtëzakonshme si shkencëtar. Prof. Murad ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, dhe Odës së Mjekëve, të cilën e vizitoi në vitin 2018, ndërsa emrin e tij e mban spitali i përgjithshëm në Gostivar.
Shënimi i këtij jubileu përcjell një mesazh të fuqishëm se rruga e Dr. Ferid Murad është dëshmi se gjenialiteti nuk njeh kufij dhe përfaqëson udhërrëfyesin më të lartë për gjeneratat e ardhshme të mjekëve të rinj në vend – që me shumë punë, mësim të vazhdueshëm dhe besim të palëkundur në shkencë, mund të arrihen maja botërore.






