CPME publikoi Politikat për optimizimin e fuqisë punëtore në shëndetësi
Oda e Mjekëve, si anëtare e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (Standing Committee of European Doctors - CPME), bart Politikat për optimizimin e fuqisë punëtore në shëndetësi, të cilat u publikuan më 31 mars 2026 nga CPME.
Rekomandime:
Çelësi për përmirësimin e performancës dhe efikasitetit të shërbimeve shëndetësore është një fuqi punëtore e pajisur mirë dhe e motivuar. Qasja në kapacitete dhe pajisje, niveli i duhur i personelit, kushtet e sigurta të punës dhe zbatimi i zgjidhjeve të përshtatura të e-shëndetësisë mund të ndihmojnë në ofrimin e mbrojtjes shëndetësore cilësore, të sigurt, efikase dhe të barabartë.
Koncepti i optimizimit redefinimi i ekipeve, kombinimi i aftësive dhe përdorimi i teknologjive digjitale ( përfshirë por jo duke u kufizuar në Inteligjencën Artificiale ) nuk duhet të udhëhiqet nga shkurtimi i kostove, por nga përmirësimi i cilësisë së kujdesit dhe rezultateve të trajtimit të pacientëve dhe ndarja efikase e burimeve.
Reduktimi i barrës së panevojshme administrative të byrrokracisë duhet të jetë qëllimi kryesor i optimizimit, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies së mjekëve dhe sigurimin që koha klinike t'i kushtohet kujdesit ndaj pacientit.
Bartja e detyrave nuk guxon të zëvendësojë investimin afatgjatë në numrin optimal të personelit dhe trajnimin e tyre. Ky proces nënkupton bartjen e detyrave specifike te punonjësit shëndetësorë me trajnim më të shkurtër dhe më pak kualifikime.
Autoritetet kombëtare duhet të bashkëpunojnë me profesionistët mjekësorë, regullatorë dhe me organet përfaqësuese për të ruajtur standardet mjekësore dhe përgjegjësit profesionale. Ekipet multidisiplinare, të koordinuara nga mjeku, duhet të konsiderohen si "standardi i artë".
Parimet etike dhe fushëveprimi i sigurt i praktikës, i definuar qartë, janë me rëndësi thelbësore për definimin e praktikës së mirë kur personeli shëndetësor jomjekësor merr përsipër detyra të reja."
Politika
CPME kundërshton zëvendësimin e mjekëve të trajnuar në mënyrë joadekuate kuadër rrezikon cilësinë, vazhdimësinë dhe sigurinë e kujdesit.
CPME thekson rreziqet e mbështjetjes në veglat digjitale dh IA për zgjedhjen e fuqisë punëtore dhe nënvizon që aletet valide mund ta p֝ërkrahin por kurrë nuk mund të zëvendësojnë ekspertizën klinike.
CPME angazhohet për procese transparente ku mjekët konsultohen plotësisht gjatë krijimit të politikave.
Hyrje
Rekrutimi dhe mbajtja e mjekëve është gjithnjë e më e pamjaftueshme për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje për mbrojtjen shëndetësore. Plakja e popullsisë dhe kërkesat gjithnjë e më komplekse për kujdes i kanë tejkaluar burimet e disponueshme, ndërkohë që rënia e atraktivitetit të profesionit mjekësor dhe rritja pasuese e braktisjes së tij, rrezikojnë të drejtën për mbrojtje shëndetësore dhe përkushtimin për mbulim shëndetësor universal për të gjithë evropianët,
Kjo perspektivë, ndërkombëtarisht pasqyrohet në 'Kornizën e veprimit për fuqinë punëtore shëndetësore dhe sociale të OBSH-së', ku në mesin e pesë shtyllave të saj, promovimi i optimizimit të fuqisë punëtore, redefinimi i ekipeve dhe përdorimi i zgjidhjeve digjitale me fokus në përmirësimin e performancës dhe efikasitetit, pozicionohen gjithnjë e më shumë si parim bazë i reformës shëndetësore."
Çelësi për optimizimin e performancës shëndetësore është një fuqi punëtore mirë e pajisur dhe e motivuar:
Pajisjet dhe kapacitetI: Mjekët duhet të kenë pajisje për kujdes të sigurt dhe efikas. Vështirësitë në qasje, diagnostikim, shtretërit spitalorë dhe sallat e operacionit shkaktojnë ngecje në kujdesin shëndetësor.
Kushtet e sigurta: Niveli i duhur i personelit redukton rreziqet nga „burnout“ (djegia profesionale) dhe incidentet me sigurinë e pacientëve.
Digjitalizimi: Investimi në kartelat shëndetësore elektronike dhe sistemet e automatizuara mund të reduktojë gabimet dhe barrën administrative, me kusht që sistemet të jenë praktike për mjedisin klinik.
Përpjekjet për optimizim duhet të udhëhiqen para së gjithash nga të drejtat e pacientëve, parandalimi efikas, dobia klinike, standardet etike dhe koncepti i ekipeve të udhëhequra nga mjeku. Pa mekanizma të duhur mbrojtës, ekziston rreziku që optimizimi të reduktohet në masa të ngushta dhe afatshkurtra të efikasitetit, të cilat mund t'i dobësojnë standardet mjekësore dhe besimin e pacientëve.
Produktiviteti
CPME paralajmëron për rrezikun nga zbatimi i koncepteve industriale të produktivitetit në shëndetësi. Produktiviteti është një masë se sa "produkt" krijohet në raport me " investimin”, por ai nuk i merr parasysh nevojat individuale dhe preferencat e pacientëve. Nga ana tjetër, përmirësimi i efikasitetit i referohet maksimizimit të vlerës së burimeve të shpenzuara për të përmirësuar cilësinë e kujdesit dhe rezultatet shëndetësore të popullatës.
Shëndetësia racionale“ përballë „kujdesit me vlerë të ulët“
CPME thekson rëndësinë e prioritetit të „shëndetësisë racionale“ (prudent healthcare) — një koncept që bazohet në përshtatshmërinë klinike dhe sigurinë e pacientëve.
Publikimet sugjerojnë që shpenzimi për mbrojtje shëndetësore nga profesionistë të kualifikuar lart është „shkretim“ nëse i njëjti mund të ofrohet nga dikush me kualifikime më të ulëta (i ashtuquajturi „low value care“ ose kujdes me vlerë të ulët). CPME paralajmëron se ky term është i gabuar dhe mund të keqpërdoret për të arsyetuar zëvendësimin e pasigurt të ekspertizës mjekësore. CPME konsideron se „shëndetësia racionale“ i pasqyron më mirë qëllimet e përshtatshmërisë klinike.
Bartja e detyrave
Termi „bartje e detyrave“ përshkruan një situatë në të cilën një detyrë, që zakonisht kryhet nga mjeku, i kalon një punonjësi shëndetësor me nivel më të ulët arsimimi ose një personi të trajnuar vetëm për atë detyrë specifike.
- Delegimi i detyrave: Përgjegjësia mbetet te mjeku.
- Bartja e detyrave: Përgjegjësia i kalon punonjësit tjetër, i cili mbart rrezikun për cilësinë nëse procesi nuk zbatohet në mënyrë të rregullt.
Ekziston edhe koncepti i „ndarjes së detyrave“ (task sharing) — një rishpërndarje racionale e përgjegjësive brenda ekipeve, e cila duhet të shoqërohet me edukim të duhur, mbikëqyrje dhe licencim.
Edhe pse bartja e detyrave tradicionalisht lidhej me vendet në zhvillim, tani po zbatohet gjithnjë e më shumë në Evropë, si përgjigje ndaj mungesës së mjekëve. CPME paralajmëron se masa të tilla nuk mund të zëvendësojnë planifikimin gjithëpërfshirës dhe investimin në fuqinë punëtore për të siguruar shpërndarje të drejtë të mjekëve në të gjitha rajonet. Transferimi i detyrave mund të ndihmojë vetëm nëse është i dizajnuar në mënyrë të sigurt, ashtu që t'u mundësojë mjekëve të fokusohen në detyra që kërkojnë ekspertizën e tyre specifike.





