Qasje elektronike dhe përditësimi i të dhënave në Regjistrin e doktorëve
Oda e Mjekëve e RMV, në përputhje me rregullat ligjore, të dhënat për mjekët mund dhe ka të drejtë t'i mbledhë vetëm personalisht nga anëtarët e saj. I përkujtojmë anëtarët e OMRMV për nevojën e përditësimit të rregullt të çdo ndryshimi i të dhënave personale, si: ndryshimi i mbiemrit, vendit të punës, adresës së vendbanimit, etj., me qëllim që të sigurohet komunikim i vazhdueshëm ndërmjet Odës dhe anëtarëve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për realizimin në kohë i të drejtave të tyre.
Të dhënat e sakta janë të domosdoshme edhe për realizimin e aktiviteteve programore të Odës, mbajtjen e evidencës së saktë në Regjistrin unik të mjekëve të RM së Veriut, dorëzimin e revistave informative dhe materialeve të shtypura, si dhe informacione për zbatimin e projekteve të ndryshme që janë të një rëndësie thelbësore për profesionin e doktorëve.
Për të lehtësuar përditësimin e të dhënave, funksionon edhe Portali për doktorë, i cili mundëson qasje elektronike në Regjistër për anëtarët, përmes të cilit në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë mund të bëni shikimin dhe ndryshimin e të dhënave.
Udhëzues për përditësimin elektronik të të dhënave në Regjistrin e doktorëve
Qasuni në faqen: https://portal.lkm.org.mk
1. Hyrja në regjistër
Të gjithë mjekët që posedojnë licencë aktive për punë janë tashmë të regjistruar në Regjistrin elektronik të doktorëve dhe prandaj nuk duhet të regjistrohen përsëri, por vetëm të identifikohen (log-in). Në Regjistër identifikoheni me "Emrin e përdoruesit" dhe "Fjalëkalimin". Emri i përdoruesit është adresa juaj e e-mailit që keni dhënë gjatë regjistrimit në Odë ndësa Fjalëkalimi juaj është 6 (gjashtë) shifrat e fundit të numrit tuaj amë (EMBG). Nëse nuk e dini se cilën e-maili adresë keni dhënë gjatë regjistrimit ose nëse ajo nuk është më aktive, ju lutemi telefononi gjatë orarit të punës, lokali 105, për të bërë përditësimin.
2. Shikimi i dosjes suaj
Duke shtypur butonin "Logohu", hyni në dosjen tuaj. Në fushën "Të dhënat personale -> Të dhënat e mia" do të keni qasje në të dhënat që keni lënë gjatë regjistrimit.
3. Ndryshimi i të dhënave personale
Nëse për çfarëdo arsye informacionet në dosjen tuaj nuk janë të sakta dhe ka nevojë për ndryshime, në fushën "Parashtrimi i kërkesave" zgjidhni "Aplikim për përditësimin e të dhënave në Regjistrin e doktorëve". Plotësoni fushën e asaj të dhëne që duhet të ndryshohet dhe klikoni "Ruaj". Në këtë mënyrë, do të dërgohet automatikisht një e-mail te shërbimi profesional i Odës, pas së cilës të dhënat në dosjen tuaj do të korrigjohen.





