Vendim mbi kërkesën për vazhdimin e licencës për punë të Dr. Kuzmanovski
                                                                                
Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës shqyrtoi kërkesën e bërë për vazhdimin e licencës Për punë të doktorit Kuzmanovski, duke vepruar me seriozitet dhe përgjegjësi të madhe.
Si rezultat i pohimeve të konstatuara dhe për të garantuar mbrojtjen e pacientëve dhe integritetin e profesionit mjekësor, Oda, përveç kushteve të përcaktuara me ligj, solli vendim për ndërmarrjen e masave shtesë. Përkatësisht u vendos që Dr. Kuzmanovski, që t'i miratohet kërkesa, duhet të kalojë një trajnim të specializuar për tre muaj nën udhëheqjen direkte të një mentori. Pas përfundimit të trajnimit, doktori do t'i nënshtrohet një provimi për një kontroll të detajuar të njohurive dhe aftësive profesionale.
Duke pasur parasysh se Ligji për Mbrojtje Shëndetësore përcakton me saktësi kushtet për lëshimin, ripërtërirjen, vazhdimin dhe heqjen e licencave të punës, dhe për momentin nuk ka asnjë aktgjykim apo akt tjetër juridik që do të kushtëzonte refuzimin e kërkesës për heqjen e licencës, Oda shfrytëzon mundësinë ligjore për të imponuar një mekanizëm të përforcuar të kontrollit dhe edukimit.
Njëkohësisht me këtë, në Odë është në vijim edhe një procedurë gjithëpërfshirëse lidhur me sjelljen e tij etike si mjek. Oda dha një dënim publik dhe të ashpër moral për sjelljen e doktorit, duke e bërë të qartë se me sjelljen e tij ai shkel parimet etike dhe dëmton integritetin dhe reputacionin e profesionit mjkësor.
Për të sjellë një vendim përfundimtar, të argumentueshëm dhe sa më të drejtë, Oda pret raportet e komisioneve të formuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Universitare për Neurologji, të cilat duhet të japin një pasqyrë më të gjerë për profilin profesional dhe aftësinë profesionale të doktorit në tërësi. Vendimi përfundimtar i Odës do të merret pas një analize të hollësishme e të gjitha provave dhe raporteve të mbledhura.

                                



