Komisioni për Çështje Etike shqyrtoi rastin lidhur me Dr. Kuzmanovski
Komisioni për Çështje Etike dhe Ligjore pranë Odës së Mjekëve, duke vepruar sipas rastit me videon e publikuar në rrjetet sociale ku është i përfshirë Dr. Igor Kuzmanovski, drejton një dënim publik moral për ngjarjen. Kjo bëhet për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e profesionit mjekësor, sepse sjellja e shfaqur në video e prish besimin tek profesioni dhe nuk është në përputhje me standardet e larta moralе etike që priten.
Oda potencon se Dr. Kuzmanovski, si çdo mjek, duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e tij në komunitet. Nga mjekët pritet, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private, të kultivojnë dhe shfaqin cilësi personale që i përshtaten vendit dhe dinjitetit të profesionit mjekësor në shoqëri. Çdo akt i papërshtatshëm, i pamatur, i pandershëm ose poshtërues, përveç që e komprometon vetë individin, në të njëjtën kohë komprometon edhe të gjithë kolegët e tij.
Në mbledhjen e Komisionit, hollësisht u shqyrtuan dokumentet të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bë një kontroll i ankesave të dorëzuara në Odë për shkelje të mundshme etike në punë, dhe u konstatua se nuk ka asnjë rast të lidhur me Dr. Kuzmanovski. Me qëllim që të sigurohen faktet e duhura dhe të merret një pamje e plotë për sjelljen etike të doktorit në periudhën e kaluar, që e konsiderojmë të rëndësishme në këtë situatë, Komisioni vlerëson se është me rëndësi të shqyrtohen edhe raportet nga komisionet profesionale të formuara për këtë rast nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë. Pas marrjes së këtyre raporteve zyrtare dhe kompletimit të informacioneve, Komisioni do të sjell një vendim për procedurë të mëtejshme lidhur me shkeljen e normave etike.
Dr. Kuzmanovski akoma mbetet pa licencë aktive për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore. Kërkesa e dorëzuar për rimarrje të licencës do të shqyrtohet më tej.





