Thirrje publike për vlerësues të provimit profesional

Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton provimin profesional për punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë për marrjen e licencës së punës.
Në pajtim me Rregulloren për provimin profesional të mjekëve dhe për lëshimin e licencës për zbatimin e provimit profesional, formohen komisione. Për këtë qëllim, Oda duhet të formojë listë për vlerësues prej së cilës formohen komisione para të cilave mjekët i nënshtrohen provimit profesional.
Lista e vlerësuesve të akredituar duhet të përbëhet nga fushat e mëposhtme të mjekësisë: mbrojtja primare shëndetësore, pediatria, kirurgjia me anestezi, mjekësia interne, gjinekologjia dhe akusheria. Vlerësuesit akreditohen në periudhë të dy vjeqare.
Për të konkurruar në thirrjen publike, të interesuarit duhet të paraqesin fletëparaqitje për anëtar të komisionit, si dhe të plotësojnë kriteret e nevojshme.
Kriteret që duhet të plotësojnë doktorët- vlerësues për provimin profesional janë:
- Licencë për punë e lëshuar nga Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Dëshmi për punë në ekip - dëshmi e bashkangjitur për pjesëmarrje në:
- projekte,
- kolegjiume profesionale/ose shkencore, përkatësisht borde në institucione ose
- shoqata, borde të kongreseve, simpoziume dhe forma të tjera të përsosjes profesionale ose shkencore;
- Dëshmi për përvojë në mësimdhënie dhe/ose vlerësim
Për mjekët që nuk kanë përfunduar specializimin, duhet të dorëzojnë dëshmi se kanë përvojë pune të paktën 7 vite në profesion.
Në përbërjen e komisioneve, përveç doktorëve të mjekësisë, anëtarë janë edhe juristë. Për këtë qëllim, Oda akrediton juristë të cilët janë anëtarë të komisioneve për provim dhe formon një listë të juristëve - vlerësues.
Kriteret që duhet të plotësojnë anëtarët e komisioneve të provimit që janë juristë në vijim janë:
- Kusht është të kanë përvojë pune së paku pesë vjet në fushën e shëndetësisë;
- Vërtetim për punë në shëndetësi e lëshuar nga një institucion shëndetësor ose organizatë në fushën e shëndetësisë (Ministria e Shëndetësisë, fakulteti i mjekësisë, ASHAM etj.). Ky dokument duhet të vërtetojë se juristi ka përvojë pune në fushën e shëndetësisë.
Dokumentet e përmendura duhet të dorëzohen në Odën e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 30.10.2025 në adresën rr. Aradhat partizane nr. 3 Shkup ose në email: arhiva@lkm.org.mk.
Shënim: Kandidatët që do të paraqesin kërkesë për vlerësues në kohë dhe do t'i plotësojnë kushtet do të zgjidhen si vlerësues të akredituar për periudhën nëntor 2025 – nëntor 2027.