Përfundime nga Simpoziumi i ZEVA-s

Simpoziumi i 32-të i ZEVA-s u mbajt në Shkup nga data 5 deri më 6 shtator 2025. Nën temën qendrore "E ardhmja e odave të mjekëve," u mbajtën më shumë se 40 prezantime, gjatë të cilave u ndanë shumë informacione dhe të dhëna.
Nga diskutimet e zhvilluara në seanca, rezumojnë përfundimet në vijim:
- Inteligjenca аrtificiale:
Odat e mjekëve besojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale ka një rëndësi të madhe për mjekësinë moderne në aspektin e diagnostikimit, mjekësisë së personalizuar dhe optimizimit të administratës. Megjithatë, për përdorimin e intelegjencës artificiale, ekziston nevoja që çdo vend të krijohet një strategji kombëtare, të miratojë rregullore ligjore dhe një plan veprimi. Kjo qasje proaktive mund të ndihmojë në kapërcimin më të lehtë të sfidave që lidhen me përgjegjësinë, mbrojtjen e të dhënave dhe trajnimin e mjekëve. Shembujt e mënyrave të rregullimit të kësaj çështjeje, të paraqitur nga përfaqësuesit e odave të mjekëve të Austrisë dhe Gjermanisë, mund të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë për mënyrën se si duhet të organizohen vendet e tjera. Odët e mjekëve duhet të përfshihen në mënyrë aktive në proceset e rregullimit të përdorimit të inteligjencës artificiale. Disa oda të mjekëve tashmë kanë filluar të përdorin inteligjencën artificiale në praktikën e përditshme, si në trajnimet e edukimit mjekësor të vazhdueshëm ose në fushën e mbështetjes për anëtarët dhe kërkimet e kryera përmes çetbotëve.
- Përfshirja e gjeneratave të reja në punën e Odave / kërkesa për studime në mjekësi
Pothuajse të gjitha odat e mjekëve raportojnë një moshë mesatare më të lartë të anëtarëve të komisioneve dhe organeve të tyre. Kjo е thekson nevojën urgjente për ta bërë punën vullnetare në odat e mjekëve më tërheqëse për gjeneratën e re të profesionistëve shëndetësorë. Shumë nga odat e mjekëve kanë formuar komisione për mjekët e rinj dhe ofrojnë shërbime të veçanta për anëtarët e tyre të rinj. Duke marrë parasysh se shkalla e interesit të të rinjve për të zgjedhur profesionin e mjekut ndryshon nga një vend në tjetrin, kërkohen strategji të veçanta për këtë. Në vendet ku ka më pak interes nga të rinjtë, është e nevojshme të vendosen strategji shtetërore me masa që do të ndryshojnë perceptimet e popullatës së re dhe do ta motivojnë atë të zgjedhë mjekësinë si profesion. Rrjedhimisht, në vendet ku ka një prodhim të mirë të mjekëve të rinj, kërkohen strategji për t'i mbajtur ata, përmes punësimit, sigurimit е të ardhurave dinjitoze dhe mundësive për edukim të vazhdueshëm.
- Planifikimi strategjik për personelin e nevojshëm
Në lidhje me përfshirjen e odave të mjekëve në planifikimin e personelit mjekësor, u konstatua se në vende të ndryshme ekzistojnë politika të ndryshme të personelit. Mund të konstatohet që në vende të huaja ekzistenca e një plani kombëtar për nevojat e personelit shëndetësor mund të sigurojë një parashikim më të mirë të nevojave të sistemeve shëndetësore dhe kështu të mundësojë prodhimin e duhur të personelit të ri. Hartuesit e politikave shëndetësore duhet të përdorin ekspertizën profesionale që kanë odat dhe bazën e të dhënave për mjekët, e cila do të sigurojë një planifikim më të mirë.
- Lëvizshmëria dhe njohja e diplomave
Rregulloret ligjore që rrjedhin nga kërkesat për njohjen e kualifikimeve të fituara në një vend të huaj ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Në vendet e Bashkimit Evropian, ekzistojnë procedura të përcaktuara, ndërsa odat e mjekëve janë të përfshira në shkallë të ndryshme në procesin e njohjes së kualifikimeve të fituara jashtë vendit. Duke marrë parasysh se odat e mjekëve kanë një pasqyrë të mirë të nevojave dhe standardeve të sistemit shëndetësor, do të ishte e dëshirueshme që ato të përfshiheshin në të gjitha vendet për çështjet e përmendura.