Shëndeti i të lënduarve nga zjarri në Koçan, duhet të jetë çështje prioritare

Oda e Mjekëve mirëpret reagimin me kohë të institucioneve kompetente në vendin tonë, si dhe ndihmën dhe mbështetjen e përzemërt të ofruar nga vendet e tjera në kujdesin ndaj pacientëve më të sëmurë të lënduar nga zjarri në Koçan. Kjo mënyrë е organizimit është thelbësore që të rinjët të kenë gjasa të mëdha për të kapërcyer gjendjen e vështirë shëndetësore në të cilën ndodhen, me ndihmën mjekësore të duhur dhe profesionale. Mbështetja që marrim nga vendet e tjera, si me kujdesin ndaj pacientëve ashtu edhe me ekspertizën mjekësore, së bashku me punën e përkushtuar të mjekëve tanë, është më e rëndësishmja në këto momente për të parandaluar rritjen e numrit të vdekjeve tragjike.
Oda e mjekëve gjithashtu apelon që të respektohen protokolet mjekësore për trajtimin dhe mbrojtjen e këtij lloji të pacientëve, për të cilën parashikohet izolim dhe ndalesë për vizita. Duke marrë parasysh se këta pacientë kanë prekje sistemike të trupit dhe një rrezik të madh për infeksione. Çdo kontakt shtesë me persona nga jashtë mund të rrezikojë drejtpërdrejt dhe seriozisht shëndetin e tyre. Prandaj qëndrimi i këtyre pacientëve në spitale duhet të jetë në kushte të veçanta, të izoluar nga mjedisi dhe pacientët e tjerë. Prania e personave nga jashtë tek këta pacientë gjithashtu mund të shkaktojë stres dhe ankth të panevojshëm, si dhe të pengojë punën e personelit mjekësor.
Bëjmë thirrje të gjitha institucioneve, politikanëve, mediave, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë që të respektojnë protokolet, ndërsa shëndeti i të lënduarve të konsiderohet prioritet. Ne besojmë se me këtë qëndrim do të arrihet besim më i madh të opinioni, sesa vizitat e panevojshme të drejtpërdrejta me të sëmurët.