Propozimi i kandidatëve për zgjedhjen e Kryetarit të Odës së Mjekëve dhe Zëvendëskryetarit
Lidhur me zgjedhjen e ardhshme të Kryetarit të Odës së Mjekëve, njoftohen anëtarët e sapozgjedhur të Këshillave Komunale dhe delegatët në Kuvend që, në pajtim me Statutin e Odës së Mjekëve dhe Rregulloren për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të organeve dhe strukturave të Odës së Mjekëve, propozues të autorizuar të një kandidati për Kryetar të Odës janë:
- Së paku tre (3) Këshilla Komunale nga përbërja e re e Këshillave Komunale; ose
- Së paku një e treta (1/3) e delegatëve nga përbërja e re e Kuvendit të Odës së Mjekëve.
Propozimet për kandidatë për Kryetar të Odës së Mjekëve dorëzohen në Odën e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas përfundimit të propozimit, përcaktohet lista e kandidatëve të propozuar për Kryetar të Odës, e cila i dorëzohet Komisionit Zgjedhor Qendror (KZQ) më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të OMRMV. Kuvendi konstituiv i Odës caktohet, thirret dhe deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, drejtohet nga kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.
Kandidati i propozuar për Kryetar të Odës propozon zëvendëskryetar të Odës nga radhët e anëtarëve të Odës. Gjatë propozimit të zëvendëskryetarit të Odës mbahet parasysh përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i pjesëtarëve të bashkësive në RMV të cilët numërojnë 20% të popullsisë në RMV, përveç në rastin kur Kryetari i Odës është pjesëtar i bashkësive që numërojnë 20% të popullsisë në RMV.
Lista e kandidatëve përmban:
- emrin dhe mbiemrin e çdo kandidati,
- shënimin e Këshillit Komunal në të cilin është i anëtarësuar kandidati,
- shënimin e institucionit shëndetësor në të cilin është i punësuar.
Me listën e kandidatëve detyrimisht bashkëngjitet edhe deklaratë nga çdo kandidat për pranimin e kandidaturës.






