02.09.2026
02.09.2026
ZGJEDHJET 2026
Kuvendi miratoi vendim për zgjedhjet me datë 7.10.2026
Kuvendi i Odës së Mjekëve në seancën e mbajtur me datë 2.9.2026 miratoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve me datë 7.10.2026 dhe formoi Komisionin Qendror Zgjedhor. Më parë, për shkak të mungesës së kuorumit, nuk u mbajtën tri seanca të Kuvendit, të caktuara me datë 30.4.2026, 21.5.2026 dhe 12.6.2026.
Kryetarja e Odës i shpalli zgjedhjet më 30.4.2026, brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Gjatë procesit zgjedhor, Oda vazhdon të funksionojë pa pengesa dhe në vazhdimësi të kryejë kompetencat e saj në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore, që lidhen me lëshimin, vazhdimin dhe ripërtëritjen e licencave të punës, organizimin e provimit profesional dhe akreditimin e ngjarjeve për edukim të vazhdueshëm mjekësor.






