Pasqyrë e vitit: Aktivitet e Odës nga viti 2024
Fundi i çdo viti është gjithashtu një periudhë kur duhet bërë një retrospektivë dhe përmbledhje e asaj që ka ndodhur në 12 muajt e fundit, me qëllim që të vendosen rrugë të reja. Në tekstin e mëposhtëm, ne publikojmë një përmbledhje të aktiviteteve më të rëndësishme të Odës në vitin 2024.
Ndryshimet ligjore të zbatuara me iniciativë të Odës
Ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, me të cilat u krijua mundësia që mjekët që punojnë në rrjetin e institucioneve shëndetësore të qëndrojn në punë të rregullt deri në moshën 67 vjeçare në procedurë të thjeshtuar, pa marrë pëlqimin vendimtar nga drejtori i institucionit shëndetësor dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Me këtë të gjithë mjekët fitojn mundësi të barabarta dhe përjashtohet subjektiviteti në vendosjen për vazhdimin e marrëdhënies së punës.
Bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe FSSHRMV
Udhëheqësia e Odës këtë vit realizoi një takim me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një takim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, u theksua vendi dhe roli i Odës së Mjekëve në krijimin e një sistemi më të mirë shëndetësor që do të sigurojë kushte më të mira pune për mjekët dhe trajtimin e pacientëve. U theksuan disa kërkesa prioritare:
- Menaxhimi elektronik i gjithë dokumentacionit mjekësor dhe heqja e evidencës në letër, përkatësisht mjekët amë të mbajnë vetëm evidencë elektronike, si dhe heqjen e praktikës së printimit të udhëzimeve, mendimeve specialistike dhe dokumenteve të tjera që krijojmë në aplikacionin “Termini im “ gjatë ekzaminimit të pacientit.
- Ruajtja e rrugës për lëvizjen e pacientëve nëpër sistemin shëndetësor, procedurat diagnostike dhe trajtimi që mund të kryhen në nivel primar ose sekondar dhe pacientët të mos dërgohen në nivelin terciar.
- Proces gjithëpërfshirës për zgjerimin e listës Pozitive të barnave duke përfshirë edhe mjekët, përmes shoqatave profesionale, sepse ata janë më profesional për të treguar se cilat ilaçe janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve. Ky aktivitet tashmë ka filluar të realizohet.
Në tetor të këtij viti është realizuar takimi me drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, në të cilën u bisedua për reformat prioritare që konsiderojmë se duhet të bëhen me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të punës për mjekët dhe trajtimin e pacientëve.
Në pjesën e Mbrojtjes Primare Shëndetësore është kërkuar:
- Heqja e shkallës desmulative, sepse ekzistenca e saj në kushte ku nuk ka mjaftueshëm personel shëndetësor dhe persona të siguruar nuk jep rezultate pozitive. Për të vlerësuar realisht punën e stafit ekzistues dhe për të mbajtur ata në sistem, u kërkua që të paguhen deri në 4000 pikë 100% kapitacion për të gjithë pacientët.
- Ndryshime në programet parandaluese, në mënyrë që ato t'i përgjigjen trendeve bashkëkohore të sëmundjeve. Në interes të sigurimit të disponueshmërisë së mbrojtjes shëndetësor për pacientët nga zonat rurale, është e nevojshme të krijohet një sistem për ekzistencën e qëndrueshme të klinikave rurale.
- Për mjekët e amë u kërkua edhe vendosja e një sistemi që do të garantojë sinkronizimin e vlerës së pikës së kapitacionit me rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionit. Ky aktivitet ka filluar të realizohet.
Në lidhje me ndryshimet në nivel sekondar dhe terciar që duhet të bëhen, të cilat janë në kompetencë të Fondit, u theksuan tre prioritete:
- E drejta për të stabilizuar funksionin e nivelit sekondar të sistemit shëndetësor, i cili për momentin nuk përdoret sa duhet nga pacientët, sepse ndodh që ata të drejtohen në nivelin terciar gjatë kujdestarisë pa udhëzim ose me udhëzim me prioritet.
- Pika e dytë, të krijohet një sistem në të cilin paratë do të ndjekin pacientin gjatë trajtimit, në këtë mënyrë të gjitha institucionet shëndetësore, posaqërisht spitalet në të gjithë vendin, do të stimulohen të ofrojn më shumë shërbime shëndetësore dhe jo për ti drejtojnë pacientët në nivelin terciar.
- Pika e tretë, u theksua nevoja e rishikimit të çmimeve të shërbimeve shëndetësore të paguara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pasi ato nuk korrespondojnë me kostot reale dhe nuk krijojnë kushte për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore.
Një tjetër bashkëpunim u krijua me Fondin, në kuadër të cilit Oda mori një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e ndryshimeve në Listën Pozitive të Barnave. Qëllimi i Odës është t'i kanalizojë dhe t'i përcjellë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore mendimet profesionale të mjekëve, përmes shoqatave profesionale, sepse mjekët janë më profesional dhe më së miri mund të thonë se çfarë ilaçesh janë të nevojshme për pacientët. Është mbajtur edhe një takim iniciativë me përfaqësues të shoqatave për të caktuar mënyrën se si do të organizohet ky aktivitet.
Aktivitetet që lidhen me kompetencat e Odës që rrjedhin për Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore
- Organizimi i 11 seancave të provimit për dhënien e provimit profesional për doktorë e mjekësisë. Për këto seanca kanë arritur 454 fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional dhe në fund të seancës së provimit të nëntorit provimin e kanë dhënë 442 mjekë.
- Organizimi i ndryshimeve në mënyrën e dhënies së provimit profesional. Është ripërtëri baza e provimeve, u përkthyen pyetjet e provimeve në gjuhën shqipe dhe u rinovua një hapësirë e përshtatshme për këtë qëllim.
- Në lidhje me kompetencën e Odës për akreditimin e ngjarjeve të edukimit të vazhdueshëm profesional nga tetori 2023 deri në nëntor 2024, janë shqyrtuar 199 kërkesa për akreditim të ngjarjeve dhe janë miratuar 194 kërkesa.
- 460 mjekë kanë fituar licencën e punës për herë të parë dhe 257 mjekë kanë ripërtërirë licencën për MPSH. 209 mjekë fituan për herë të parë licencë specialistike për punë, dhe 262 licenca të ripërtërira specialistike, 14 mjekë ndryshuan licencën e tyre të specialisitke në subspecialistike.
- Licencat e përkohshme për specializantë më të vjetër janë dhënë për 6 mjekë. Janë lëshuar gjithsej 36 licenca për qëllime edukative. Vlefshmëria e 122 licencave ka pushuar, ndërsa dy licenca janë hequr pas një aktgjykimi gjyqësor i formës së prerë. Një licencë u hoq përkohësisht dhe tjetra përgjithmonë.
- Komisioni për mbikëqyrje profesionale ka kryer 66 mbikëqyrje të jashtëzakonshme profesionale me iniciativë të institucioneve kompetente dhe palëve të tjera të interesuara.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
- Përfaqësuesit e Odës marrin pjesë në Аsamblenë e Përgjithshme dhe seancat e organizuara nga Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë (CPME) që mbahet nga 7-9 nëntor 2024 në Amsterdam, Holandë, ku bëhet raporti kombëtar për aktivitetet e Odës së Mjekëve të Maqedonisë, në seancë u prezantuan edhe raportet nga Odat e mjekëve nga vendet e tjera. Në kuadër të manifestimit mbahen disa konferenca me tema të ndryshme aktuale, duke përfshirë dixhitalizimin, sistemet shëndetësore, shëndetin publik dhe parandalimin e sëmundjeve, etikën mjekësore etj. Oda gjithashtu merr pjesë aktive në fushatë në nivel global të udhëhequr nga Komiteti i Përhershëm për avancimin e pozicionit të mjekëve në Evropë, për të cilin u përgatit një video deklaratë nga një mjek i ri, i cili ndau pikëpamjet e tij për rrethanat në të cilat ai punon dhe perspektivat që ekzistojnë.
- Këtë vit, Oda mori pjesë edhe në Simpoziumin e 31-të e Odave të Mjekëve të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (ZEVA), i cili u mbajt nga data 5-7 shtator në Prishtinë, Kosovë, ku prezantuam raporte kombëtare për disa tema, duke përfshirë rolin e odave të mjekëve në trajnimin e specialistëve dhe subspecialistëve, kushtet për ripërtërirje dhe punën e mjekëve pas daljes në pension, migrimi i mjekëve dhe sindroma e djegies tek punonjësit shëndetësorë. Në diskutim u konstatua që duhet të forcohet roli i odave në lidhje të përfshirjes së tyre në procesin e dhënies dhe organizimit të specializimeve dhe subspecializimeve. Simpoziumi i radhës i ZEVA-s i planifikuar për në shtator 2025 do të mbahet në Shkup.
- Oda merr pjesë aktive në një seminar ndërkombëtar të organizuar nga Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore, i cili u zhvillua me date 4-5 qershor të këtij viti në Kishinev, Moldavi. U prezantuan aktivitetet e Odës për procesin e licencimit të mjekëve krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore, sistemi i licencimit në vendin tonë është i vendosur në nivel të lartë, është i mirë i organizuar, me një kuadër të përshtatshëm ligjor. Janë miratuar aktet e duhura ligjore dhe nënligjore, dhe Rregulloret që rregullojnë procedurat për dhënien e licencave të zbatuara nga Oda.
- Oda mori pjesë aktive në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME) që u mbajt me date datë 22 dhe 23 mars 2024 në Lubjanë, Slloveni. Temat aktuale që prekin mjekët dhe sistemet shëndetësore në të gjithë Evropën u përpunuan dhe u diskutuan në disa sеanca. Në fokus të ngjarjeve dhe sesioneve ishte rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së profesionit mjekësor, për të cilën u miratua një deklaratë e përbashkët nga gjithë pjesëmarrësit. Në pjesën kushtuar pavarësisë së profesionit mjekësor, u theksua se janë shtuar sfidat me të cilat përballen profesionistët e mjekësisë në mbarë Evropën në përpjekjen për të ruajtur autonominë në vendosje dhe punën.
U festua në mënyrë solemne 32 vjetori nga themelimi i OMRMV
Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shënoj 32 vjetorin e ekzistencës së saj si organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë doktorëve të mjekësisë në vendin tonë në një ceremoni të organizuar në Shtëpinë e Artit në fshatin Knezhino të Kërçovës, ku morën pjesë anëtarët e organeve të Odës dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore dhe u ndanë çmime dhe mirënjohje vjetore.
Aktivitete dhe takime të tjera
- Është alarmuar për problemin e dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Me rastin e shënimit të Ditës Evropiane për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë më 12 mars, u realizua një fushatë përmes së cilës u kërkuan zgjidhje sistematike për shuarjen e saj. U përgatitën video materiale me drejtime konkrete se si duhet të veprojnë mjekët nëse përballen me dhunë verbale ose fizike në vendin e punës. Gjithashtu, në ueb faqen e Odës është vendosur një pjesë e veçantë ku mjekët mund të raportojnë rastet e sulmit.
- Është punuar edhe në avancimin e zbatimit të kompetencave të Odës. Nga qershori i këtij viti është modernizuar mënyra e dhënies së provimit profesional. Pjesa me shkrim e provimit jepet në kompjuter, përmes një programi të posaçëm që gjeneron test me pyetje provimi dhe përgjigje të ofruara në gjuhën maqedonase ose shqipe, sipas zgjedhjes së kandidatit. Në ueb faqen e Odës së Mjekëve gjendet bazë e rinovuar e pyetjeve të provimit, e cila u jep mjekëve mbështetje më të mirë për përgatitjen për provimin profesional. Për realizimin e këtij aktiviteti u pajisën një numër më të madh të kompjuterëve dhe u përpunua një program i veçantë kompjuterik. Gjithashtu, është rinovuar dhe përshtatur një hapësirë e përshtatshme në Odë, e cila duket përfaqësuese dhe e cila do të jetë në përdorim për shumë gjenerata të ardhshme të mjekëve. Në një pjesë të Odës është krijuar biblioteka për literaturë profesionale, ku do të vendosen kompjuterë, përmes të cilëve mjekëve do t'u sigurohet qasje falas në bazat kërkimore, me qëllim për të mbështetur veprimtarinë e tyre profesionale dhe shkencore.
- Në frymën e dixhitalizimit dhe modernizimit, ka nisur këtë vit procesi i regjistrimit elektronik të pranisë së mjekëve në ngjarjet e edukimit të vazhdueshëm mjekësor. Kjo u realizua me kartelat e anëtarësimit, të cilat mjekët i marrin kur fitojn licencën për punë. Janë furnizuar lexues për kartelat, si dhe softuer special përmes të cilit të dhënat nga lexuesit importohen në sistemin kompjuterik ku udhëheqet evidentimi. Në këtë mënyrë mundësohet regjistrimi i shpejtë dhe efikas për prezencën e mjekëve në ngjarjet e edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe pikët e fituara, si dhe të reduktohet në minimum manipulimi i certifikatave të printuara.
- Me iniciativën e Оdës së Mjekëve, përfaqësues të dalluar të organizatave shkencore, arsimore dhe profesionale nënshkruan Deklaratë për promovimin dhe mbështetjen e vaksinimit. Kjo është bërë me qëllim që publiku profesional të dërgojë një mesazh të qartë dhe të unifikuar për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit si masë e vërtetuar shkencërisht dhe më efektive për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, plotësisht e sigurt.