Oda e Mjekëve realizoj takim me mjekët nga Kumanova
Përfaqësuesit e Odës së Mjekëve realizuan takim me mjekët nga Kumanova për t'i njohur nga afër me aktivitetet e Odës, si dhe në mënyrë të përbashkët të planifikojnë dhe negociojnë për hapat e ardhshëm që Oda duhet t’i ndërmarrë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e mjekëve. Në ngjarje fjalën hyrëse e kishte kryetarja Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grivçeva Stradelova. Nga udhëheqësia e Odës, morën pjesë kryetari i Kuvendit, dr. Visar Muça, si dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv, dr. Dafina Karaxhoska.
Mjekët e pranishëm nga Kumanova shprehën mirënjohjen e tyre për vizitën, ndërsa në diskutim interes më të madh kishte për çështjet që kanë të bëjnë me transformimin e mbrojtjes primare shëndetësore, nevojën për përshpejtimin e procedurave që përfundojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, nevojën të krijohen paketa shërbimesh për mjekët amë dhe të përcaktohen çmime reale të shërbimeve specialistike.
U diskutua për mungesën e mjekëve në qytetet brenda shtetit, që ka rezultuar me mbylljen e reparteve spitalore, si dhe nevojën që mjekët e rinj të qëndrojnë në vend për t’u siguruar kushte më të mira pune që do t’u garantojnë të ardhura të mira dhe mundësi për zhvillim profesional.
Prof. dr. Grivçeva Stardelova informoi se këtë muaj kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, me të cilat thjeshtësohet procedura për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e hapësirës dhe pajisjeve për një ekip që ka punuar së paku një vit në të njëjtën hapësirë në institucion shëndetësor përkatës, ku ekipi i parë e ndërpret shfrytëzimin e hapësirës për çfarëdo arsye.
“Kjo do të thotë se nuk do të ketë nevojë të zbatohet e gjithë procedura për marrjen e koncesionit. Muajin e kaluar kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, me të cilat zgjidhet problemi i kahershëm i institucioneve shëndetësore private në mbrojtjen primare shëndetësore që paraqitet me ndërprerjen e punës së mjekut amë. Oda e Mjekëve ishte nismëtare e këtyre ndryshimeve, për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe stabilitetin financiar të institucioneve shëndetësore. Ndryshim është bërë edhe në protokollet e diagnostikimit dhe përshkrimit të barnave për sëmundjet më të shpeshta kronike, që ka për qëllim përforcimin e rolit të mjekëve amë, por edhe lehtësimin e mjekëve në nivelin sekondar dhe terciar nga ekzaminimet e panevojshme. Tani, mjekët amë do të mund të përshkruajnë terapi kronike dhe të kryejnë procedura diagnostikuese për hipertensionin, diabetin, sëmundjet kronike pulmonare obstruktive, astmën dhe hipotiroidizmin. Për këtë të fundit duhen edhe disa saktësime shtesë në mënyrën e implementimit, të cilat janë në rrjedhë e sipër. “Mbetet të ndjekim në mënyrë aktive procesin e reformës në MPSH dhe të insistojmë në implementimin e zgjidhjeve që do të sjellin përfitime për mjekët”, tha Grivçeva Stradelova.
Ajo ka informuar dhe për aktivitetet që organizohen me shoqatat e pacientëve, shoqatat e gazetarëve, Prokurorinë Publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilat janë në drejtim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen mjekët.
“Problemet janë të mëdha dhe të shtresuara. Megjithatë, në disa çështje janë bërë hapa pozitivë. Konsideroj se ndryshimeve të reja ligjore duhet t’u jepet kohë për t’u funksionalizuar. Ka disa sfida në implementimin e tyre, por punojmë për t’i eliminuar ato. Në gjithë procesin është e rëndësishme që mjekët të qëndrojnë konsekuentë në punën e tyre profesionale dhe të tregojnë vullnet të mirë”, tha prof. dr. Grivçeva Stardelova.
Të pranishmit erdhën në përfundim se problemet më të mëdha me të cilat përballen mjekët janë sistematike, kurse në krijimin e vendimeve për zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre është me rëndësi pjesëmarrja e Odës së Mjekëve. Përfaqësuesit e Odës të gjitha çështjet që kanë qenë objekt diskutimi në periudhë sa më të shkurtër kohore do t’i vendosin si tema bisedash me institucionet kompetente shtetërore për gjetjen e zgjidhjeve.