Oda shënon 20 vjetorin e procesit të suksesshëm dhe akreditimit të profesionit të doktorëve

Oda e mjekëve këtë vit shënon 20 vite nga marrja e autorizimit publik për dhënien e licencave të punës për doktorët e mjekësisë, organizimin e provimeve profesionale dhe akreditimin e eventeve të edukimit të vazhdueshëm mjekësor, si një sistem shumë i rëndësishëm për akreditimin e profesionit mjekësor që na afron drejtpërdrejt me standardet europiane. Me këtë rast sot dhe në ditët në vijim po organizohet në mënyrë solemne dhënia e licencave të ripërtërira të punës.
Procesi i marrjes së autorizimeve publike zgjati më shumë se 10 vite, ishte i rëndë por përfshinte përpjekje të vazhdueshme dhe një synim të qartë për t'u arritur. Gjatë asaj periudhe, Oda po ndërtohej edhe si një shoqatë e besueshme esnafi.
Në vitin 2004, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, në të cilën Oda i fitoj autorizimet e saj, pas së cilës vijon periudha e përgatitjes së akteve nënligjore. Akti i dhënies së autorizimeve u bë më 5 qershor 2005, në ditën e shënimit të Ditës së themelimit të Odës, kur aktet nënligjore të nënshkruara nga Ministri i Shëndetësisë të atëhershëm, dr.Vlado Dimov, ju dorëzuar në mënyrë solemne kryetarit të parë të Odës, Aleksej Duma.
Pas marrjes së licencave të para, vijuan ciklet e ripërtërirjes së tyre në vitin 2011, 2018 dhe tani në 2025. Në vitin 2011 janë ripërtërirë 4670 licenca, në vitin 2018 kanë ripërtërirë licencat 2799 mjekë. Këtë vit, këto licenca i nënshtrohen sërish një cikli të ri ripërtërirjes dhe rreth 1500 mjekë kanë paraqitur kërkesë për ripërtërirjen e licencave. Në mënyrë paralele me këto ripërtërirje, prej vitesh rrjedh edhe procesi i lëshimit, ripërtërirjes dhe vazhdimin e licencave për mjekët që mbarojnë fakultetin e mjekësisë, kështu që numri i përgjithshëm i licencave aktive në Regjistrin e licencave të lëshuara, të ripërtërira, të vazhdura dhe të hequra tani nxjerr 9900 licenca.
Kryetarja e Odës, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, thekson se autorizimet publike në 20 vitet e fundit janë kryer në vazhdimësi, profesionalisht dhe me përkushtim me tendencë të vazhdueshme për përmirësimin dhe modernizimin e tyre.
Marrja e autorizimit është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka ndodhur falë mjekëve që kanë qenë pjesë e organeve të Odës dhe që kanë pasur vizion të qartë dhe synim të vërtetë se si duhet të rregullohet profesioni ynë. Oda ju përgjigj sfidës që i ishte parashtruar dhe falë kësaj ne kemi ndërtuar një sistem për akreditimin dhe licencimin e veprimtarisë mjekësore, si thelbësor dhe veçanërisht i rëndësishëm në një shoqëri. “Në vitet që nga marrja e autorizimit, Oda ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e proceseve lidhur me dhënien e provimit profesional, dhënien e licencave dhe mbajtjen e Regjistrit, të gjitha për t'iu përgjigjur nevojave në rritje dhe rrethanave të reja”, shprehu Prof. Dr. Grivçeva Stardelova.
Që nga qershori i vitit të kaluar është modernizuar mënyra e dhënies së provimit profesional. Pjesa me shkrim e provimit jepet në kompjuter, përmes një programi që gjeneron një test me pyetje provimi. Për realizimin e këtyre aktiviteteve u pajisen një numër i madh kompjuterësh dhe u përpunua softueri kompjuterik. Gjithashtu, është rinovuar dhe përshtatur një hapësirë në Odë, e cila duket përfaqësuese dhe do të jetë në përdorim për shumë gjenerata të mjekëve të ardhshëm. Në frymën e dixhitalizimit dhe modernizimit, vitin e kaluar filloi procesi i regjistrimit elektronik të pranisë së mjekëve në aktivitetet e edukimit të vazhdueshëm mjekësor.