12 Marsi, Dita Europiane e ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor

12 Marsi - Dita Europiane e ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj mjekëve dhe punonjësve shëndetësor, Oda e Mjekëve si dhe odat tjera të mjekëve në të gjithë Europën bëjnë thirrje për veprim urgjent për menaxhimin e dhunës me të cilën përballen punonjësit shëndetësor e cila është e pranishme në institucionet shëndetësore.
Oda këtë vit, nëpërmjet një fushate në rrjetet sociale, rikujton rëndësinë e kujdesit të partneritetit mes mjekëve dhe pacientëve të bazuar në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë, për të cilin mori mbështetje edhe nga shoqatat e pacientëve. Çdo pacient meriton kujdesin më të mirë shëndetësor të mundshëm dhe çdo punonjës shëndetësor meriton të punojë në mjedis të sigurt. Prandaj, ndërtimi i besimit të ndërsjellë, profesionalizmit dhe mekanizmi për llogaridhënie është e vetmja rrugë drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor – duke mos pasur nevojë për dhunë, pa frikë dhe pa viktima tjera shtesë. Nëse ka dyshime për gabim ose neglizhencë, pacientët kanë të drejtë të kërkojnë një shpjegim, një mendim të dytë ose të paraqesin një ankesë oficiale. Dialogu midis pacientëve dhe mjekëve është çelësi sepse shumë keqkuptime burojnë nga frika, injoranca ose nga komunimi i parregullt.
Dhuna ndaj punonjësve shëndetësor – duke filluar nga abuzimi verbal deri te sulmet fizike – ka arrit në nivele alarmante. Hulumtimi i kryer nga organizatat përkatëse ndërkombëtare vlerëson se mbi 60% e punonjësve shëndetësor në Evropë kanë përjetuar një formë dhune në vendin e tyre të punës. Në anketë e kryer nga Oda e Mjekëve tre vjet më parë, 78% e mjekëve raportuan se ishin ekspozuar ndaj një lloj dhune në vendin e punës. Prej tyre, 80% janë ekspozuar ndaj dhunës verbale, ndërsa 6.8% kanë përjetuar dhunë fizike. Pothuajse 70% e sulmeve nuk raportohen fare. Në vitin 2024, vetëm katër sulme janë raportuar në Odë. Në njërin nga rastet mjeku është sulmuar fizikisht, në dy raste tjera ka pasur sulm verbal me kërcënim që mundet të pason përdorim të forcës dhe në një rastin tjetër mjeku është ekspozuar ndaj ofendimeve në rrjetet sociale. Në të gjitha rastet, sulmet janë kryer nga pacienti ose një anëtar i familjes së ngushtë.
“Në këtë ditë, bëjmë thirrje ndaj themeluesve të politikave të ndërmarrin veprime vendimtare për çrrënjosjen e dhunës ndaj punonjësve shëndetësor dhe në përgjithësi në institucionet shëndetësore, duke zbatuar në praktikë zgjidhjet ligjore të miratuara për mbrojtjen nga dhuna, duke marrë masa në përmirësimin e sigurimit të spitaleve, duke trajnuar punonjësit shëndetësor për rëndësinë e ndjeshmërisë në marrëdhëniet e tyre me pacientët, dhe trajnime për mënyra si të de - eskalohet konflikti, përkrahje psikologjike për ata që janë përballuar me problemin, si dhe kampanjë për ndërgjegjësimin e publikut për vlefshmërinë e kultivimit të një marrëdhënie besimi midis pacientëve dhe mjekëve. Askush nuk duhet të ketë frikë për sigurinë e tij gjatë dhënies së ndihmës, as pacientët nuk duhet të ndihen të pasigurt gjatë marrjes së shërbimit shëndetësor që u nevojitet. “Dita Europiane për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor shërben si një rikujtim i fuqishëm që dhuna nuk duhet të jetë pjesë e punës së punonjësve shëndetësor dhe nuk duhet të jetë e pranishme në institucionet shëndetësore”, shprehu Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardellova, kryetare e Odës së mjekëve.
Me iniciativën dhe përpjekjen e Odë së mjekëve, në vitin 2023 u bënë ndryshime në Kodin Penal, duke e cilësuar dhunën ndaj punonjësve shëndеtësorë dhunë ndaj zyrtarëve dhe vepër penale. Pra, veprat si përdorimi i forcës, kërcënimet serioze, fyerja, ngacmimi, shkaktimi i lëndimeve trupor ose kërcënim për përdorim të një arme ndaj mjekut gjatë kryerjes së detyrave profesionale janë vepra penale në të cilën parashikohet denim me burg. Këto ndryshime ligjore synojnë të dekurajojnë zgjedhjen e dhunës si mënyrë për zgjidhjen e problemeve.