Oda e mjekëve në takim me ministrin e Shëndetësisë Taravari, theksoi tre reforma prioritare
Menaxhimi elektronik i gjithë dokumentacionit mjekësor, ruajtja e metodës së udhëzimit të pacientëve në sistemin shëndetësor dhe procesit gjithëpërfshirës, zgjerimi i listës pozitive të barnave janë reformat prioritare që Oda e Mjekëve i adresoj në takimin e parë me ministrin e ri të Shëndetësisë Dr. Arben Taravari që u mbajt sot në ambientet e Odës.
“Konsiderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të thjeshtësohen procedurat për menaxhimin e dokumentacionit mjekësor. Кјо mund të zbatohet në mënyrë të lehtë me sistemin elektronik të shëndetësisë që tashmë e kemi. Në atë drejtim, kërkojmë për heqjen e evidencës në letër, përkatësisht mjekët amë të mbajnë vetëm evidencë elektronike, si dhe anulimin e praktikës së shtypjes së udhëzimeve, mendimeve specialistike dhe dokumenteve tjera që krijojmë në aplikacionin "Termini im" gjatë ekzaminimit të pacientit. Tani ndodh që për një pacient të shtypim pesë dokumente, të cilat tashmë janë në aplikacionin “Termini im”. Me këtë reformë, mjekët do të lirohen nga puna e panevojshme administrative dhe do t'i kushtojnë më shumë kohë pacientëve, të cilët janë fokusi i tyre më i rëndësishëm”, theksoj Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, kryetare e Odës së mjekëve.
Në takim përfaqësues të organeve të Odës sqaruan se duhet qasje serioze edhe në aplikimin dhe ruajtjen e rrugës për lëvizjen e pacientëve nëpër sistemin shëndetësor. Në atë drejtim është e nevojshme që procedurat diagnostike dhe trajtimi që mund të bëhen në nivelin primar ose sekondar, të përfundojnë aty, dhe pacientët të mos dërgohen në nivelin terciar. Nëse vendoset mekanizëm i tillë në praktikë, do të shmanget situatë si tani, kur mjekët e klinikave janë të mbingarkuar me pacientë, ndërsa klinikat lokale nuk kanë mjaftueshëm punë, gjë që mund të ndikojë negativisht në kualitetin e punës e dy palëve.
Në lidhje me Listën Pozitive të Barnave u theksua qëndrim se në procesin e zgjerimit të saj duhet të përfshihen edhe mjekët përmes shoqatave profesionale, sepse ata janë më profesional për të treguar se cilat ilaçe janë më të nevojshme për trajtimin e pacientëve. Është gjithashtu e rëndësishme që ky proces të jetë gjithëpërfshirës për pacientët, nëpërmjet shoqatave të tyre që edhe ata të informohen në kohë për vendimet që merren dhe të kenë mundësi të paraqesin pikëpamjet e tyre.
Në takim u diskutua edhe për tema tjera të praktikës së përditshme mjekësore, duke përfshirë punësimin e praktikantëve dhe mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, gjë që është shumë e rëndësishme për kompensimin e kuadrit që largohet nga shëndeti publik. Përfaqësuesit e Odës theksuan se specializimet duhet të ndahen në pajtim me sistematizimin e institucioneve shëndetësore dhe nevojave reale që ekzistojnë, sepse kështu mbrohet sistemi shëndetësor dhe garantohet disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore. Duhet të sigurohet një ndarje e barabartë e kuadrit në dispozicion në gjithë territorin e vendit dhe i gjithë procesi të shihet përmes prizmës së interesit social. U theksua nevoja e thjeshtësimit së procedurës për punësimin e mjekëve, për vendosjen e telemedicinës në një bazë stabile dhe sistemit shëndetësor elektronik të integruar.
Oda e Mjekëve, si dhe odat e tjera mjekësore, ajo e farmacisë dhe stomatologjisë, përfaqësues të cilët gjithashtu morën pjesë në takim, si organizata profesionale në të cilën janë të anëtarësuar doktor të mjekësisë, stomatologë dhe farmacistë, theksuan qëndrimin e përbashkët që si më parë mbeten të dedikuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë si krijuese e politikave shëndetësore. Odat janë të gatshme të marrin pjesë në proceset reformuese me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale, për të kontribuar në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e sistemit shëndetësor në interes të punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve. Në propozim të minsitrit Taravari u vendos për takime me dinamikë të rregullt, si dhe përfshirje aktive e odave në organet që udhëheqin proceset reformuese.