Oda e mjekëve shënoj 32 vite ekzistencë: Me përpjekje të përbashkëta për të krijuar kushte më të mira për punë për mjekët dhe trajtimin e pacientëve
Oda e mjekëve shënoj 32 vjetorin nga ekzistenca e saj si organizatë e pavarur dhe profesionale, e të gjithë doktorëve të mjekësisë në vendin tonë në ceremoninë solemne e organizuar në “Shtëpinë e Artit”, në fshatin Knezhino, në prani të përfaqësuesve të organevе të Odës, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe mjekë nga i gjithë vendi. Kryetarja e Odës, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova dhe zëvendëskryetari i Odës, Asoc. Dr Bekim Ismaili.
“Kohët dhe rrethanat në të cilat jetojmë dhe punojmë janë turbulente dhe në ndryshim, por ajo që duhet të jetë konstante, për ne si mjekë, është përpjekja jonë për t'iu përmbajtur punës profesionale dhe cilësore, sepse vetëm kështu do të jemi të sigurt se atë ne që po bëjmë është pikërisht ajo se për çfarë kemi mësuar dhe jemi të obliguar. Oda mbetet përfaqësuese e mjekëve si dhe partnere konstruktive e politikave shëndetësorë në krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe mbajtjen e mjekëve të rinj në vend, sigurimin e të ardhurave dinjitoze dhe sigurimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe kualitativ që përfaqëson një nga segmentet bazë të një shoqërie cilësore. Besoj se vetëm së bashku, me forca të bashkuara, mund të arrijmë një të nesërme më të mirë si për ne si mjek, edhe për pacientët tanë”, tha Prof. Dr. Grivçeva Staredelova në fjalimin e saj, duke bërë një pasqyrë të aktiviteteve të Odës në periudhën e kaluar.
Asoc. Dr. Ismaili sqaroj nga afër ndryshimet në mënyrën e dhënies së provimit profesional, duke filluar nga seanca e provimit të qershorit.
“Pjesa me shkrim e provimit do të jepet në kompjuter, përmes një programi të veçantë që do të gjenerojë test me pyetjet e provimit dhe përgjigjet e ofruara, ndërsa mjekët do të mund të zgjedhin nëse do ta japin provimin në gjuhën maqedonase apo në gjuhën shqipe. Në faqen e internetit e Odës së Mjekëve është e disponueshme baza e ripërtërirë e pyetjeve të provimit, në të cilën mjekët marin mbështetje më të mirë për pregaditje për dhënien e provimit profesional. Me mënyrën e re të nënshtrimit për provim, i gjithë procesi do të përshpejtohet sepse testet e pjesës me shkrim nuk do nevojitet të kontrollohen nga komisioni, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për seancat e provimit kur ka numër të madh kandidatësh. Për realizimin e këtij aktiviteti u furnizuan kompjuterë, u përpunua një program i veçantë kompjuterik, gjithashtu u sigurua një hapësirë përkatëse për provim”, theksoi Asoc. Dr. Ismaili.
Në eveniment u dorëzua çmimi më i lartë i ndarë nga Oda, Dr. Pançe Arsov mori shpërblimin “ Sh. Naum Ohridski” , internist nga Velesi, me përvojë të pasur profesionale. Dr. Arsov është sinonim i mjekut i cili kujdeset me përkushtim dhe përgjegjësi për pacientët e tij dhe me vetëmohim u ofron përkrahje kolegëve të tij në komunikimin e përditshëm por edhe përmes ndikimit të organizuar në Odë dhe shoqatat profesionale.
Çmimi i posaçëm “Primarius Dr. Dimitar Ivanovski” këtë vit u nda për tre studentët e mjekësisë me mesataren më të lartë nga tre fakultetet e mjekësisë : Anastasija Petliçkovska – Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Sh. Kiril dhe Metodi - Shkup, Bojana Katsarova - Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti Goce Dellçev Shtip dhe Albina Ramadani - Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Pllakën për punim më të mirë е mori "Fotofereza ekstrakorporale në trajtimin e GVHD pas transplantimit alogjenik të qelizave staminale hematopoietike", autor i të cilit është Dr. Lazar J. Çadievski dhe bashkautorët Dr. Aleksandra Pivkova Veljanovska, Dr. Sanja Trajkova, Dr. Lidija Çevreska, Dr. Borçe Georgievski, Dr. Milçe Cvetanoski, Dr. Nevenka Ridova Stavridis, të gjithë nga Departamenti i Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoietike në ISHP Klinika Universitare për Hematologji, Shkup.
Oda e Mjekëve është themeluar më 5 qershor 1992 me iniciativën e disa mjekëve nga Shoqata Maqedonase e mjekëve. Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Odës u mbajt në hapsirat e Spitalit Ushtarak. Në Odën e Mjekëve në fillim kanë qenë anëtarë doktor të mjekësisë dhe doktor të stomatologjisë. Në vitin 1995 stomatologët ndahen dhe formojnë Odën e Stоmatologëve. Tridhjet e dy vite më vonë Oda e mjekëve u rrit në organizatë të respektuar dhe të pavarur e cila është e vendosur në planin vendor dhe ndërkombëtar me qëllime dhe programe të saj të qarta në kuadër të promovimit e të drejtave të doktorëve dhe përmirësimit të sistemit shëndetësorë.