Oda e Mjekëve: Punonjësit shëndetësore janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor
Mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë janë kapitali më i rëndësishëm i sistemit shëndetësor që duhet të respektohet, mbrohet, mbështetet dhe plotësohet me kohë që sistemi të jetë në kondicion, të ofrojë mbrojtje cilësore shëndetësore, thekson Oda e Mjekëve me rastin e 7 prillit – Dita Botërore e Shëndetit.
Pandemia e shkaktuar nga virusi kovid- 19 dëshmoi se mbrojtja e shëndetit është me rëndësi fundamentale për ruajtjen e të gjitha sistemeve të tjera në një shoqëri, për çka duhet të intervenohet në të gjitha segmentet e tij, veçanërisht në punonjësit shëndetësorë të cilët janë bërthama e atij sistemi. Mjekët, si bartës themelorë të veprimtarisë shëndetësore, presin që mundin të cilin e bëjnë të vlerësohet në mënyrë adekuate, të kenë mundësi për rritje dhe zhvillim profesional dhe të ndjehen të sigurt në vendet e punës.
Oda e Mjekëve si shoqata zyrtare, mban Regjistri dhe sipas Regjistrit të tyre të licencave të dhëna, të vazhduara dhe të rinovuara për punë, ka 9.520 licenca aktive të mjekëve. Licencat lëshohen me afat vlefshmërie prej 7 vitesh, pas së cilës rinovohen sipas kushteve ligjore. Vitin e kaluar provimin profesional e kanë dhënë 435 doktorë të mjekësisë dhe kanë marrë për herë të parë licencë pune. Trendi i migrimit të mjekëve është i pranishëm, por problemi më i madh këtu është se kemi një përqendrim të një numri të madh të mjekëve në Shkup. Nëse gjenden mekanizma për rishpërndarjen e stafit ekzistues, do të përmirësohet disponueshmëria e shërbimeve mjekësore në të gjithë vendin. Presion serioz për periudhën e ardhshme është edhe struktura moshore e mjekëve që punojnë, veçanërisht në segmente të caktuara të sistemit shëndetësor.
Për të mbajtur mjekët në vendin tonë, është veçanërisht e rëndësishme të lehtësohet politika e punësimit në shëndetin publik. Është e nevojshme që menjëherë pas përfundimit të shkollimit të krijohen kushte për të punësuar mjekët e rinj dhe t`u garantojë atyre të ardhura të mira, por edhe lehtësimi e kushteve për specializim, për të cilat janë bërë disa ndryshimeve pozitive, por procesi ende nuk është përfunduar. Ne presim që edhe reformat në shëndetësinë parësore të kenë ndikim pozitiv në këtë çështje.
Oda gjithashtu thekson se puna e mjekëve dhe funsionimi i sistemit në përgjithësi janë me rëndësi të madhe për shëndetin e pacientëve, dhe që të nadalet lënçimi dhe dënimi publik i mjekëve dhe punonjësve shëndetësore, pa asnjë argument për këtë. Mjekët kryejnë detyrën e punës me përkushtim dhe bëjnë çmos për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor sipas kushteve të punës në dispozicion dhe luftojnë sinqerisht për jetën e çdo pacienti. Humbja e një pacienti është një goditje e rëndë për çdo mjek, që nuk mund të tejkalohet kurrë. Gjithashtu duhet të ketë parasysh se kushtet mjekësore në raste të caktuara mund të jenë shumë të komplikuara, sëmundjet mund të mos shfaqen me simptoma tipike dhe përgjigja e trajtimit mund të mos jetë siç pritet
Për të përballuar këto sfida, Oda e Mjekëve e mbështet thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për rregullimin e këtë çështje me profesionistët shëndetësorë dhe për ta bërë këtë problem një prioritet strategjik. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, deri në vitin 2030 pritet që në mbarë botën të ketë mungesë prej 10 milionë punonjësish shëndetësorë dhe ky problem do të jetë veçanërisht i theksuar në vendet në zhvillim.