Panel - diskutim në Odën e Mjekëve: Sistemi për specializime duhet të reformohet

Oda e Mjekëve sot organizoi një panel - diskutim me temën "Përvojat Ndërkombëtare në arsimin pasdiplomik të mjekëve", ku u diskutuan programet dhe metodat e organizimit të specializimeve në vendin tonë, duke bërë një krahasim se si këto procese janë të organizuara në Gjermani, Kroaci dhe Serbi. Nga informacioni i paraqitur dhe diskutimi, u identifikua nevoja që sistemi për specializime në vendin tonë të reformohet në mënyrë që të prodhojë kuadër shëndetësor i cili do të mundësojë funksionimin optimal të institucioneve shëndetësore dhe do të siguron mbrojtje shëndetësore cilësore popullatës.
"Kanë kaluar 15 vite që kur sistemi i arsimit të lartë u sinkronizua me Procesin e Bolonjës, një periudhë e rëndësishme që na ka dhënë kohë të mjaftueshme për të vlerësuar implementimin e tij dhe rezultatet e arritura. Për të vlerësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse përvojat tona në krahasim me nevojat aktuale si të kolegëve ashtu edhe të pacientëve, kemi punuar ngushtë me odat e mjekëve nga vendet tjera. Kjo përpjekje e përbashkët do të mundëson një analizë dhe krahasim të detajuar të programeve tona aktuale të specializimit", theksoi kryetarja e Odës, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova.
Ajo sqaroj se sistemi për specializime që ekziston aktualisht në vendin tonë është më i përshtatshëm për institucionet e mbrojtjes shëndetësore terciare, sepse krijon një kuadër mjekësor të specializuar që mund të siguron konsultime me një specialitet tjetër nëse paraqitet nevoja. Megjithatë, kur bëhet fjalë për spitalet e nivelit sekondar, është e nevojshme që specialistët të mos jenë ngusht të specializuar në mënyrë që të jenë në gjendje t'i përgjigjen një numri më të madh shërbimesh shëndetësore që u nevojiten pacientëve.
"Mënyra se si janë organizuar aktualisht specializimet i pengon mjekët në punën e tyre të përditshme. Kemi pasur reagime nga kolegë pediatër se nëse një mjek është subspecialist në pulmonologjinë pediatrike, atëherë ai mund të punojë vetëm në këtë specialitet të ngushtë dhe të përshkruajë ilaçe vetëm për atë specialitet, dhe jo për specialitetet - pediatri" e më gjerë, thotë Prof. Dr. Grivçeva Stardelova.
Lidhur me mbajtjen e kuadrit të ri, kryetarja e Odës së Mjekëve theksoi se këta mjekë duhet të punësohen menjëherë pas diplomimit të fakultetit të mjekësisë, duke u dhënë mundësinë të edukohen dhe të paguhen mirë.
Prof. Dr. Marija Vavlukis, prodekanja për Arsim në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi", prezantoi sistemin aktual të organizimit të specializimeve në vendin tonë.
Në diskutimin që u hap, u theksua se në kuadër të reformës së specializimeve, duhet të miratohet një plan 10-vjeçar për nevojat e kuadrit shëndetësor dhe të shpallen specializime të reja sipas nevojave të identifikuara në këtë dokument. Politizimi i shëndetësisë u theksua gjithashtu si një problem serioz.
Dr. Ivan Raguzh nga Oda e mjekëve të Kroacisë theksoi se ata kanë bërë fushatë për disa vite për reformimin e specializimeve.
"Ne po angazhohemi për ndryshim sepse mjekët e rinj nuk janë të kënaqur me mënyrën se si janë të organizuara aktualisht. Ne po kërkojmë që të ketë një program kombëtar për planifikimin e specializimeve, që ato të financohen në mënyrë qendrore, jo përmes spitaleve, që të ketë një regjistër të institucioneve ku trajnohen specialistët, që cilësia të kontrollohet dhe të kryhet vlerësim i progresit. Një grup pune është formuar në Ministrinë e Shëndetësisë, në të cilin kemi edhe anëtarë të Odës", theksoi Dr. Raguzh. Përfaqësuesi i Odës së Mjekëve, Dr. Milan Diniq, sqaroj që edhe pse zbatimi i sistemit të Bolonjës në organizimin e specializimeve ka filluar në vendin e tij, për shkak të rezultateve joadekuate nga zbatimi, sistemi i vjetër që u aplikua deri në vitin 2010 u rikthye në vitin 2021.
Ndryshe nga vendi ynë, ku Ministria e Shëndetësisë dhe fakultetet е mjekësisë janë përgjegjëse për specializimet, në Gjermani, siç shpjeguan përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Gjermanisë, Prof. Dr. Henrik Herrmann dhe Dr. Johannes Gehle, këtë rol e luajnë odat mjekësore rajonale, të cilat zhvillojnë evenimente, programe dhe rregullore për trajnimin e specialistëve. Rregulloret për trajnimin specialistik miratohen nga Kuvendi i Odës së Mjekëve të Gjermanisë, organi përfaqësues i të gjithë mjekëve në Gjermani.
Nga debati i plotë do të përcaktojë përfundimet që do t'i dërgohen Ministrisë së Shëndetësisë, fakulteteve mjekësore dhe palëve të tjera të interesuara.